Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Krasniqi, tha se banorët e lagjeve “24 Maji” dhe “Lidhja e Prizrenit” janë të mobilizuar për të mbështetur fitoren e koalicionit.
Ai theksoi se pjesëmarrja masive në votime do të sigurojë përfaqësim të denjë dhe shtyrjen përpara të idesë për ta bërë Prizrenin qytet presidencial.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Banorët e lagjeve “24 Maji” dhe “Lidhja e Prizrenit” janë të gatshëm t’i kontribuojnë fitores së koalicionit për Kosovën fituese.
Pjesëmarrja masive në votime dhe mbështetja për AAK-në dhe partnerët e saj sigurojnë një përfaqësim të denjë për qytetin tonë në Kuvendin e Kosovës, e me këtë edhe shtyrjen përpara të idesë për ta bërë Prizrenin qytet presidencial.