Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Kosova nuk është prioritet më për Perëndimin, por Serbia.
Ai në emisionin “Click” në RTV 21 nuk e përjashtoi mundësinë se mund të kishte ndodhur një konflikt i armatosur në veri në nëntorin e vitit të kaluar.
“Unë jam i bindur që nuk do të zgjaste shumë, konflikt ama”, tha Krasniqi. Më tej ai shtoi se aktualisht prioritet global është Ukraina për shkak të luftës që po ndodh atje.
“Nuk ka më kohë bota të merret me neve se s’ka më prioritet, andaj zgjidhja ka qenë momentale apo e përkohshme në krahasim me finale, kjo është e dhimbshme po kjo është e vërtetë sepse ne s’jemi më prioriteti ndërkombëtar, prioritet është tërheqja e Serbisë dhe Alesandar Vuçiqit nga orbita e ndikimit rus, kjo është prioritet për perëndimin më shumë se sa teket e Albin Kurtit edhe kërkesat e tij që mund t’i ketë parimore”, tha Krasniqi.