Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka reaguar pas mungesës së kundërkandidatëve në një debat të organizuar në RTK, shkruan 04 Online.
Ai theksoi se për të prioritet nuk janë kandidatët, por qytetarët e Prizrenit.
Postimi i plotë i Besnik Krasniqit
Pse jam i vetëm në debat?
Sepse për mua prioritet nuk janë kandidatët, por qytetarët e Prizrenit!
Nuk paguaj për emisione që më bëjnë pyetje të lehta. Unë kam qenë 4 vite në terren, krah për krah me njerëzit e mi, duke dëgjuar e duke vepruar.
Programi im nuk është show – është zgjidhje!
Zhvillim, jo fjalë boshe. Përballje, jo shmangie.
Qytetari po ju vëzhgon – mosprania juaj flet më shumë se çdo debat.
Unë jam këtu, për punë, pa pallavra.
#besnikohu 174