Krasniqi: Për ish-luftëtarët tanë, Koalicioni për Kosovën Fituese është amanet dhe vizion

0
39

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Krasniqi, ka zhvilluar një takim të veçantë në Rahovec me bashkëluftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku është ndjerë krenaria dhe pesha e sakrificës së tyre për lirinë e vendit.

Ai theksoi se ëndrra për një Kosovë më të zhvilluar dhe më të fuqishme nuk ka kufij dhe se me bashkimin e idealeve, asgjë nuk mund t’i ndalë. Takimi në Rahovec u karakterizua nga entuziazmi dhe përkrahja për programin e AAK-së dhe kandidatët e saj në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Postimi i plotë:

Në Rahovec, në mesin e bashkëluftëtarëve të UÇK-së, u ndje krenaria dhe pesha e sakrificës së tyre.

Së bashku me kryetarin Smajl Latifi dhe miq të tjerë ndamë vizionin dhe zotimet për të vazhduar shtetndërtimin.

Për ish-luftëtarët tanë, Koalicioni për Kosovën Fituese nuk është thjesht politikë, është amanet dhe vizion.

Ëndrra jonë nuk ka kufij, sepse Kosova meriton më shumë.

Kur idealet bashkohen, asgjë nuk na ndal.

#PerKosovenFituese#AAK137#BK77

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here