Krasniqi: PDK përkrah Qeverinë për referendumin

0
295

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partitë opozitare i kanë shprehur qëndrimet e tyre se janë të së njëjtës linjë me atë të Qeverisë se Kosovës për vendimin për të mos lejuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, prandaj ai pyet se pse është e nevojshme mbajtja e një seance parlamentare.

“Çfarë arsye ka që të mblidhet Kuvendi për të diskutuar më shumë për këtë temë? Për t’ia rishprehur këto qëndrime njëri-tjetrit? Apo për të gjuajtur përgjegjësinë nga Qeveria te Kuvendi? Nëse ky është qëllimi, atëherë Kryeministri po frikësohet. Sepse, kompetenca dhe autoriteti është i Qeverisë për të vendosur moslejimin e referendumit dhe për ta zbatuar atë vendim. Pse pra kërkon Kryeministri seancë, nëse ligjërisht kjo është e panevojshme? “, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se referendumi i Serbisë në Kosovë do të ishte antikushtetues dhe si i tillë është i papranueshëm dhe nuk duhet lejuar.

“Por, Kushtetutën e ruajnë instrumentet e pushtetit ekzekutiv e jo Rezolutat e Kuvendit, që nuk janë obligative as për Qeverinë. Prandaj, PDK sot nuk merr pjesë në seancë, sepse nuk duam që të bëhemi pjesë e ikjes së Kryeministrit nga përgjegjësia e tij ligjore e kushtetuese e as pjesë e shout të tij politik të paramenduar. Krejt çka duhet të bëjë Kryeministri është që të mos tërhiqet nga qëndrimi i tij dhe të sigurojë zbatimin e vendimit për të mos lejuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Ai për këto veprime e ka mbështetjen edhe të partive opozitare, andaj nuk ka nevojë të fshihet pas seancës së sotme të Kuvendit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here