Krasniqi: PDK-ja do të angazhohet për trajtimin dinjitoz të veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së

0
63

Xhemshit Krasniqi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar rëndësinë e mbështetjes dhe trajtimit të dinjitetshëm për veteranët dhe invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka zhvilluar një takim me bashkëluftëtarët e tij, përfshirë Kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, dhe ish bashkëluftëtarë që tani janë veteranë dhe invalidë.

Krasniqi theksoi se këto takime janë gjithmonë të veçanta, pasi ofrojnë mundësinë për të kujtuar momentet e vështira që kanë kaluar së bashku për lirinë e Kosovës. Ai shprehi angazhimin e PDK-së për të garantuar trajtim të merituar dhe të dinjitetshëm për këta heronj të gjallë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Takimet me bashkëluftëtarë, janë gjithmonë kënaqësi për ti përkujtuar momnetet nëpër të cilat kemi kaluar me sfida të shumta.

Sot, isha i nderuar të bisedoja me disa nga ta si Kryetari Komunës së Hanit Elezit z.Mehmet Ballazhi dhe ish bashkëveprimtar të cilët sot janë veteran dhe invalid me të cilat ndajmë hallet e njejta dhe për të cilat Kryeministri i ardhshëm z.Bedri Hamza u zotua se do të ketë trajtim të merituar dhe të dinjitetshëm.

#Memirë

#BedriHamza1

#XhemshitKrasniqi87

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here