Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhemshit Krasniqi, theksoi rëndësinë e angazhimit të veprimtarëve në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë.
Ai u shpreh se PDK-ja mbetet alternativa e vetme për shtetndërtimin dhe zhvillimin e vendit.
Postimi i plotë:
Vendi jonë, nuk mund ta fitonte lirinë dhe pavarësinë pa angazhimin e hershëm, të veprimtarëve e që shumica prej tyre vuajtën burgje politike për kauzën e popullit tonë për të qenë i barabartë me popujt tjerë.
Edhe sot u dakorduam se PDK është alternativa e vetme e shtetndërtimit dhe zhvillimit.