Krasniqi nuk pajtohet me draftin aktual të Asociacionit: Duhet të shkruhet me SHBA-në

0
152

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka thënë se draft-statuti i Asociacionit duhe të shkruhet me SHBA-në.

“Kurgjo pa amerikanë nuk ndodh, unë të nesërme e kisha fillu këtë proces me mirësjellje me kërkesë për ndihmë ekspertëve të SHBA-së…s’është e vonshme, nuk është bre shkencë ajo këta veç s’kanë deshtë, s’kanë ditë ose s’kanë guxu për një javë kryhet ajo punë”, tha ai.

Ai shtoi se me këtë draft nuk pajtohet .

“Me rezoltutë 1244 preambulë dhe vetëm dy më të rëndat po i përmendi se ka telashe edhe tjera po rezoluta për mu e zbeh dhe e rrezikon sovranitetin e Kosovës dhe abritrazhi është apsolutisht i paparanueshëm… këto dyja do të besoj që do t’i arrinim. “, tha Krasniqi.

“ Mendoj se është një draft i keq, i cili rrezikon apsolutisht jo në ditën e themelimit të asociacionit, por 6 muaj ose 5 vjet pas me pasë një entitet i cili përveç e një autonomie politike e rrezikon edhe funksionimin shtetit të Kosovës dhe është fatkeqësi pse ka ardhur deri këtu , sepse ky është një tekst i cili e ka prodhuar Albin Kurti me mosveprimin e tij”, tha ai.

Krasniqi shtoi se Kurti ka vepruar vonë  me rastin e Manastirit të Deçanit, sipas tij nëse Kurti do ta ofronte drafti dy vite më herët do të ishte në rast me të favorshëm.

Ai është zotuar se në 100 ditëshin e parë të qeverisjes së PDK-së, do t’i bëhet resetim dialogut me Serbinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here