Krasniqi në trevjetorin e Qeverisë Kurti: Tri vjet mashtrim, degradim dhe keqqeverisje

0
164

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti për mashtrim e degradim në trevjetorin e emërimit të saj, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka përmbledhur “disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tre vjet”.

Krasniqi ka thënë se, mbi të gjitha, këto tre vjet kanë shpërfaqur natyrën mashtruese të kryeministrit Kurti dhe kabinetit të tij, “duke u sjell shumë dëme shtetit dhe qytetarëve”.

Tri vjet degradim – korrupsion – nepotizëm.

Tri vjet keqqeverisje – izolim – frikë.

Tri vjet mashtrim!”, shkroi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here