Krasniqi: Mobilizimi i banorëve të Nashecit pas 9 shkurtit do të sjellë zhvillim dhe siguri për të ardhmen e Kosovës

0
33

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Krasniqi, së bashku me partnerët e Koalicionit “Për Kosovën Fituese”, mori pjesë në tubimin zjedhor të organizuar në fshatin Nashec.

Gjatë takimit, Krasniqi dhe kandidatët tjerë për deputet diskutuan për përgatitjet dhe mobilizimin për pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Angazhimi i dëshmuar nga banorët e këtij fshati do të përkthehet në rezultat më 9 shkurt, duke sjellë më shumë mirëqenie, më shumë siguri dhe zhvillim ekonomik për vendin,” tha Krasniqi, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së qytetarëve për një të ardhme më të mirë.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Në fshatin Nashec, së bashku me partnerët e Koalicionit për Kosovën Fituese, diskutuam për përgatitjet dhe mobilizimin për pjesëmarrje masive në votime. Angazhimi i dëshmuar nga banorët e këtij fshati do të përkthehet në rezultat më 9 shkurt, për më shumë mirëqenie, më shumë siguri e më shume zhvillim ekonomik të vendit.

#PerKosovenFituese#AAK137#BK77

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here