Krasniqi merr mbështetje të madhe në Malësi të Vërrinit dhe në nëndegët “10 Qershori”, “Vëllezërit Stavileci” e “Lidhja e Prizrenit”

0
42

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhemshit Krasniqi, ka vazhduar angazhimin e tij në terren duke vizituar sot degën e Bashkësisë Islame dhe Kishën Katolike në Prizren.

Krasniqi gjatë këtyre vizitave theksoi se përkushtimi për bashkëjetesën fetare dhe unitetin mes qytetarëve është një nga prioritetet e tij më të rëndësishme.

Ai shprehu angazhimin për të promovuar dhe mbështetur gjithnjë paqen dhe harmoninë ndërfetare në Kosovë.

“Sot, patëm kënaqësinë të vizitojmë dy institucionet fetare, Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike. Këto vizita ishin një mundësi për të theksuar rëndësinë e bashkëjetesës fetare dhe unitetit mes qytetarëve tanë.

#Mamirë

#BedriHamza1

#XhemshitKrasniqi87“, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, poashtu mori pjesë në tubimin elektoral me nëndegët “10 Qershori”, “Vëllezërit Stavileci” dhe “Lidhja e Prizrenit”.

Ai theksoi rëndësinë e angazhimit të palodhur të qytetarëve për zhvillimin e Kosovës. Njëherit, ai ftoi qytetarët të mbështesin PDK-në në këto zgjedhje për të ndihmuar në realizimin e një të ardhmeje më të mirë për Kosovën.

“Falemnderit nëndega 10 Qershori, Vëllezërit Stavileci dhe Lidhja e Prizrenit!

Angazhimi juaj i palodhshëm, është energjia që i nevojitet programit zhvillimor të PDK-së.

Bashkë do ta bëjmë Kosovën një vend. #mëtëmirë

#BedriHamza1

#MemliKrasniqi2

#XhemshitKrasniqi87“, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, e ka përmbyllur aktivitetin e tij elektoral me pjesëmarrjen në tubimin në Malësinë e Verrinit.

Gjatë fjalës së tij, Krasniqi theksoi lidhjen e ngushtë me këtë zonë, duke e cilësuar atë si shtëpinë e tij të dytë.

Krasniqi falënderoi banorët e Malësisë së Verrinit për mbështetje dhe besim, duke theksuar se angazhimi i tij do të vazhdojë për të siguruar një të ardhme më të mirë për gjithë qytetarët.

“Malësia e Vrrinit për mua mbetet gjithnjë shtëpia ime e dytë, një fshat që në periudha të ndryshme ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm.

Në kohë lufte dyert e tyre ishin të hapura për UÇK-në e të njejtat mbetën të hapura edhe në kohë paqeje.

Falemnderit nga zemra!

#Mamirë

#BedriHamza1

#MemliKrasiqi2

#XhemshitKrasniqi87“. ka thënë Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here