Besnik Krasniqi, kandidati për deputet nga AAK-ja, zhvilloi takime me elektoratin në Pirane, Krushë të Vogël, Randobravë, Landovicë, Zojz dhe Medvec.
Gjatë fjalimit të tij, Krasniqi theksoi se banorët e këtyre zonave po presin me padurim datën 9 shkurt për të ndëshkuar pushtetin aktual dhe për ta bërë Kosovën fituese.
Ai vlerësoi angazhimin dhe gatishmërinë e përkrahësve të AAK-së dhe koalicionit, duke theksuar se këto janë sinjale të qarta që fitorja po afron.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Banorët e Piranës, Krushës së Vogël, Randobravës, Landovicës, Zojzit e Medvecit me padurim po e presin 9 shkurtin, për t`i dhënë ndëshkimin këtij pushteti e për ta bërë Kosovën Fituese.
Angazhimi dhe gatishmëria e përkrahësve të AAK-së dhe koalicionit tonë janë sinjal i qartë se fitorja po afron.