Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhemshit Krasniqi, vizitoi kompaninë agro-biznesore “Prizdrijana” në Prizren, e cila eksporton specin feferon të përpunuar që e eksporton në Gjermani.
Ai theksoi se sfida kryesore mbetet mungesa e prodhimit të mjaftueshëm nga fermerët vendorë.
Krasniqi premtoi se me PDK-në në pushtet, do të ketë subvencione për prodhimin, grante për bujqësinë dhe mbështetje më efektive për fermerët dhe përpunuesit, duke ulur kostot dhe rritur eksportin.
Postimi i plotë:
“Nëse lufta kishte heronjë të sajë, në paqe prodhuesit vendorë janë heronjë të gjallë”
Sotë kisha kënaqsi të vizitoja nje kompani agro-bisnesi “Prizdrijana” në Prizren. Kjo sipermarrje perpunuese e specit Feferon tërë produktin e perpunuar e erksportonte në Gjermani.
Ka 10 puntore gra te punesuara, 15 fermerë te parakontraktuar, 6 furnitore vendore per lende te pare dhe sherbime.
Problemi kryesor i sajë ishte mungesa e prodhimit të ketij produkti nga fermerët ne R. Kosovës.
Ndaj dhe ardhja në pushtet e PDK-së do të nxisë rrjetin e fermerëve me qellim rritjen e prodhimeve bujqësore dhe blektorale nëpermjet skemave mbështetëse më efektive se deri më tani.
Një nder këto modele mbështetëse do të jenë subvencionet në € per sasi prodhimi.
Këto mbeshtetje financiare do te jepen si per prodhuesin ashtu edhe per perpunuesin, ky mekanizem do te ule ndjeshem koston e prodhimit dhe ate te pepunimit.
Por natyrisht edhe grantet do te jene qasje e fuqishme ne sektorin e bujqësisë
dhe agro-perpunimit me zotin Bedri Hamza Kryeminister.