Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Krasniqi, u prit në lagjen “Kurilla”, ku kaloi një pjesë të fëmijërisë.
Ai, së bashku me partnerët e koalicionit, prezantoi vizionin për një Kosovë Fituese pas 9 shkurtit, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e sinqertë të banorëve.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Momente si këto të bëjnë emocional. Ndjenjë e veçantë të marrësh mbështetje të sinqertë nga ata që të kanë njohur që në vegjëli. Në lagjen “Kurilla”, ku kam kaluar një pjesë të fëmijërisë, u pritëm ngrohtësisht.
Bashkë me partnerët e koalicionit të AAK-së shpalosëm vizionin për të ardhmen, për Kosovën Fituese pas 9 shkurtit.
Faleminderit nga zemra për këtë pritje!