Krasniqi: Lubizhda e Hasit meriton më shumë investime dhe zhvillim

0
47

Kandidati për deputet nga AAK, Besnik Krasniqi, u takua me banorët e Lubizhdës së Hasit, ku diskutuan për sfidat dhe mundësitë për zhvillimin e këtij rajoni.

Ai theksoi se AAK dhe Koalicioni për Kosovën Fituese do ta trajtojnë me prioritet investimin në këtë zonë, duke mos e lënë pas dore, siç ka bërë, sipas tij, qeveria aktuale.

Krasniqi siguroi banorët se do të angazhohet për më shumë investime dhe kushte më të mira jetese për komunitetin.

Postimi i plotë:

Lubizhda e Hasit meriton më shumë investime, më shumë zhvillim e kushte më të mira jetese. Me banorët, të cilët i kanë qëndruar përherë besnikë AAK-së, diskutuam për sfidat e zgjidhjet që e zhvillojnë këtë fshat.

U zotuam se si Koalicion për Kosovën Fituese këtë rajon nuk do ta lëmë pas dore, siç ka bërë qeveria aktuale.

#PerKosovenFituese#AAK137#BK77

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here