Krasniqi: Largimi i serbëve nga institucionet i koordinuar jo vetëm më Serbinë, por edhe BE-në

0
231

Profesori universitar, Milazim Krasniqi ka thënë largimi i serbëve nga institucionet e Kosovë nuk është në koordim vetë me Serbinë por edhe me Bashkimin Evropian.

Sipas tij, dalja e serbëve nga institucionet do të përdoret si mjet presioni për të formuar Asociacionin.

“Nga mesazhet që dolën në fjalimet e liderëve lokalë të serbëve, më rezulton një përfundim: dalja e serbëve nga institucionet është e koordinuar jo vetëm me Serbinë, po edhe me BE-në. Kjo dalje nga institucionet do të përdoret si mjet presioni për të formuar Bashkësinë e Komunave Serbe. Serbët nuk shprehën sot ide të secesionit, po të asociacionit”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tutje theksoi se Qeveria e Kosovës tash e ka të vështirë të kthehet në pikën fillestare të targave, teksa shtoi se serbët tashmë e lidhin edhe me formimin e Asociacionit.

“Beteja politike do të jetë edhe më e rëndë. Përkrahja amerikane tash na duhet edhe më shumë se sa para krizës me targat”, shtoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here