Krasniqi: Landovica dëshmon përkrahjen e fortë për AAK-në më 9 shkurt

0
41

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Krasniqi, ka vazhduar fushatën elektorale duke zhvilluar takime me qytetarët në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë një vizite në fshatin Landovicë, Krasniqi shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe entuziazmin e banorëve. Ai vuri theksin te rëndësia e mobilizimit dhe pjesëmarrjes masive në ditën e votimit, duke theksuar se bashkërisht mund të sjellin ndryshimet e nevojshme për Kosovën.

Besnik Krasniqi, i cili mban numrin 77 në listën zgjedhore, ka premtuar se do të jetë një zë i fuqishëm për interesat e qytetarëve të Prizrenit dhe të gjithë Kosovës në Kuvend.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Në Landovicë, te familjet Gashi, Morina e Kalimashi.

Në një atmosferë pozitive e gatishmëri për ta mbështetur AAK-në më 9 shkurt, diskutuam për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe mobilizimit në ditën e votimit. Entuziazmi dhe përkushtimi i tyre janë tregues se programi i AAK-së po gjen përkrahje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here