Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhemshit Krasniqi, mori pjesë në tubimin zgjedhor të organizuar me banorët e lagjes “Kongresi i Manastirit”, ku u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe.
“Emocion i papërshkrueshëm për mua ishte takimi me banorët e lagjes “Kongresi i Manastirit”, lagje e sakrificave, vlerave kontributdhënies në zhvillimin e vendit tonë duke u rreshtuar prapa Partisë Demokratike të Kosovës” tha Krasniqi.
Ai shtoi se bashkimi i treguar nga kjo lagje i rikujton kohën kur UÇK-ja kishte nevojë të pakontestueshme për mbështetje dhe solidaritet. Krasniqi u shpreh mirënjohës për këtë përkrahje dhe theksoi se PDK-ja do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe forca kryesore për zhvillimin dhe fuqizimin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Emocion i papërshkrueshëm për mua ishte takimi me banorët e lagjes “Kongresi i Manastirit”, lagje e sakrificave, vlerave kontributdhënies në zhvillimin e vendit tonë duke u rreshtuar prapa Partisë Demokratike të Kosovës.
Uniteti sontëm i kësaj lagjeje ma kujtoj unitetin të cilin e kam parë atëherë kur UÇK kishte nevojë të pakonteshme.
Falemnderit nga zemra!