Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka theksuar se lagjet “11 Marsi” dhe “2 Korriku” janë pjesë e identitetit të qytetit, por prej kohësh janë lënë pas dore, njëjtë si shumë pjesë të brendshme të Prizrenit, shkruan 04 Online.
Ai ka premtuar përkushtim maksimal dhe mobilitet të plotë për zhvillimin e këtyre lagjeve, duke garantuar investime dhe dinjitet për çdo familje e rrugë.
“Me qeverisjen tonë do të ketë përkushtim maksimal dhe mobilitet të plotë për lagjet tona – zhvillim, investim dhe dinjitet për secilën familje e rrugë”, ka deklaruar Krasniqi.