Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhemshit Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e kujdesit për kategoritë e dalura nga lufta e UÇK-së.
Ai theksoi se heronjëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së do t’u kthehet dinjiteti që e meritojnë, një angazhim që do të realizohet nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm, Bedri Hamza.
Krasniqi u shpreh se për këtë kauzë, ai është i angazhuar plotësisht.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Me kategoritë e dalura nga lufta e shenjtë e UÇK-së, u bashkuam për të ndarë vizionin dhe kujdesin e shtetit për këto kategori sublime.
Heronjëve, Invalidëve dhe Vetaranëve të UÇK-së do t’iu kthehet dinjiteti të cilin e meritojnë dhe kjo do të arrihet me kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza.