Krasniqi: Krimi dhe korrupsioni po e mbytin Komunën e Prizrenit, është koha për përgjegjësi!

0
146

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj situatës në komunë, duke e cilësuar qeverisjen lokale si të zhytur në krim dhe korrupsion, raporton 04 Online.

Ai përmend arrestime, kërcënime dhe aktakuza si dëshmi të degradimit institucional, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe reagim qytetar, përtej përkatësive politike.

Reagimi i plotë i Besnik Krasniqit:

Krimi dhe korrupsioni në Komunën e Prizrenit po lulezojnë si asnjëherë më parë. Dhuna verbale e kërcënimet fizike në mes të vetë ekzekutivit, arrestimet e zyrtarëve të lartë për korrupsion, dhe aktakuzat që po dalin përditë – tregojnë më së miri se sa thellë ka rënë në krim udhëheqja lokale.

Komuna jonë, dikur shembull i kulturës e zhvillimit, sot është kthyer në arenë pazari, nepotizmi e aferash të turpshme. Prizreni nuk meriton të udhëhiqet nga talenti i “Masallave” – siç e quan me të drejtë populli– por nga njerëz me dinjitet, përvojë dhe vizion.

Kjo nuk është më çështje partie, por alarm qytetar. Heshtja është bashkëfajësi.

Është koha për përgjegjësi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here