Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Prizren, Besnik Krasniqi, përmes një reagimi ka kritikuar qeverisjen lokale për punime jo cilësore në Prizren, duke thënë se situata në qytet tashmë është alarmante.
Krasniqi gjithashtu ka thënë se kjo qeveri lokale është padyshim më keqpërdoruesja e më e paditura këto 24 vitet e pas luftës, punimet në foto janë jo më të vjetra se 10 muaj.
“Kryetari i AAK-së dega në Prizren Besnik Krasniqi, ka shprehur shqetësimin me situaten e krijuar në qytetin e Prizrenit.
Situata në qytet tashmë është alarmante!
Rreziku për jetën e qytetarit nga zhvatja dhe keqmenaxhimi i parasë publike është i prekshëm, i bëjë apel qytetarëve që të kanë kujdes.
Kjo qeveri lokale është padyshim më keqpërdoruesja e më e paditura këto 24 vitet e pas luftës, punimet në foto janë jo më të vjetra se 10 muaj. Talent ushtroji detyrat dhe përgjegjësitë të cilat ti kanë mundësu qytetarët, të paktën vitin e fundit mundohu të dalësh nga gëzhoja e shefave qe të kanë ngërthyer, tashmë po bëhen 7 vite që me qytetin tonë udhëheqin shefat e jo kryetarët e zgjedhur me votë të qytetarëve.”, ka shkruar kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi.