Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhemshit Krasniqi, zhvilloi një vizitë te familja e heroit të Kosovës, Xhevat Berisha.
Ai e vlerësoi figurën e Xhevatit si një ndër emblemat më të ndritura të historisë sonë kombëtare, duke theksuar se sakrifica dhe përkushtimi i tij janë një burim frymëzimi për brezat e ardhshëm.
“Heroi Xhevat Berisha është simbol i lirisë dhe krenarisë sonë kombëtare, dhe kujtimi për të do të mbetet gjithnjë i gjallë,” u shpreh Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Vizitë familjes së shokut dhe bashkëveprimtarit të orëve të para të lirisë, heroit të Kosovës Xhevat Berisha. Emblemat më të mira të historisë tonë janë figurat si kjo e Xhevatit, që rrezatojnë gjithnjë sakrificë e sumblimim për kombin tonë.