Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhemshit Krasniqi, mbrëmë mori pjesë në tubimin zgjedhor në fshatrat e rajonit të Hasit, ku u prit ngrohtësisht nga banorët.
Krasniqi vlerësoi lart kontributin historik të Hasit gjatë kohës së luftës, duke e quajtur këtë rajon një simbol të qëndresës dhe mbështetjes për UÇK-në. Ai theksoi se Hasi ka qenë gjithmonë në rrugën e duhur, duke luajtur një rol të rëndësishëm edhe në proceset e shtetndërtimit të Kosovës, gjithmonë nën vizionin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kandidati me numrin 87 përmendi rëndësinë e këtij rajoni dhe mobilizimin e tij për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin, duke ftuar qytetarët të bashkohen rreth vizionit të PDK-së.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Mbrëmë në fshatrat e Hasit u pritëm jashtëzakonisht ngrohtë. Hasi për mua mbetet simbol i kontributit në kohë lufte duke ja hapur dyert UÇĶ-së. Ky rajon në kohërat më të vështira është rreshtuar në rrugën e duhur sikurse njëjtë edhe në vizionin e shtetndërtimit, vizion i udhëhequr nga PDK.