Krasniqi: Gratë në biznese do të kenë mbështetje të fuqishme, zhvillimi i Prizrenit kalon përmes tyre

0
193

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e rolit të grave në biznes dhe zhvillimin e qytetit, duke përmendur zejtaret femra si pasuri të jashtëzakonshme, shkruan 04 Online.

“Zejtaret femra janë pasuri e jashtëzakonshme e qytetit tonë,” ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se Miranda Oreshka është një shembull frymëzues.

“Miranda Oreshka është shembulli më i mirë i vendosmërisë dhe kurajos së gruas prizrenase në biznes. Me punë, pasion dhe përkushtim ajo ka ndërtuar një histori suksesi që frymëzon të gjitha gratë e qytetit tonë.”

Krasniqi ka theksuar se “ne zotohemi që do t’i mbështesim fuqishëm gratë në biznese, sepse zhvillimi i Prizrenit kalon përmes duarve dhe vizionit të grave të tij.”

https://www.facebook.com/besnik.krasniqi.543908/posts/pfbid02og64tjs2WPpK4pGKJwDtBw3HrCmDh8Ycxz8ciMFkKZzTGdgC9p3twGPyet1cMtP6l

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here