Krasniqi: Fatkeqësisht kemi një kryeministër dhe shumë ministra që ndërmarrin veprime anti-kushtetuese

0
155

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës ka thënë se kjo është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë sonë, që bazohen në rend dhe ligj.

Edhe sot, Krasniqi kritikoi kabinetin qeveritar për, siç thotë ai, veprimet anti-kushtetuese që kanë marrë që disa herë.

“Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cenimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.

“Megjithatë, PDK mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ruaj këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës sonë, duke denoncuar çdo veprim që bie ndesh me dispozitat themelore dhe rendin tonë kushtetues”, ka shtuar Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here