Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Krasniqi, mori përkrahje të fuqishme nga banorët e nëndegës “Emin Duraku” në Prizren.
Ai vlerësoi entuziazmin dhe mobilizimin e tyre në mbështetje të programit të AAK-së, duke theksuar angazhimin për një Kosovë ku trajtimi i barabartë dhe vlerësimi për secilin janë prioritet.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Entuziazëm e mobilizim premtues në nëndegën “Emin Duraku” në Prizren. Banorët e kësaj pjese të qytetit shfaqën përkushtimin në përkrahje të programit të AAK-së dhe partnerëve të saj, për një Kosovë fituese, ku secili ndihet i vlerësuar e ku dominon trajtimi i barabartë pa dallim.
Vizioni ynë, e ardhmja juaj!