Krasniqi: E përshëndes aksionin e LDK-së, mos ju nënshtroni pazareve të ulëta të stilit Shaqir Totaj!

0
332

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi e ka mbështetur aksionin e sotëm të LDK-së kundër nepotizmit në këtë komunë.

Krasniqi njëherët ka kërkuar nga LDK-ja që të reflektojnë edhe në asamble duke mos e mbështetur partinë në pushtet me vota.

“E përshëndes aksionin e LDK-së në Prizren dhe njëkohësisht i ftoj që të reflektojnë në kuvend duke mos e mbështetur me vota Shaqën.
Bëhuni opozitë e vërtetë, mos ju nënshtroni pazareve të ulëta të stilit Shaqir Totaj!
Driton bëhu o mish, o peshk”, ka shkruar në profilin e tij në ‘Facebook’ Krasniqi./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here