Krasniqi e akuzon Totajn për nepotizëm, thotë se pas djalit e punësoi edhe rejën

0
393

Kryetari i degës së AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi përmes një shkrimi në profilin e tij në ‘Facebook’ e ka akuzuar kryetarin e Prizrenit Shaqir Totaj për nepotizëm.

Krasniqi ka publikuar edhe një njoftim të publikuar në faqen e komunës nga DKA-ja rreth punësimit të edukatores në SHFMU “Mati Logoreci”, duke aluduar se e punësuara është reja e kryetarit të Prizrenit.

“Prizreni vend i mundësive!
Ska rëndësi konkurrenca, intervista, testi apo dituria. Mjafton që vjehrri yt me qenë Kryetar komune!
Bravo Shaq, një plus një. Nuk ka kuptim me punësu vetëm djalin, nusën me e lon pa punë. Po më pëlqen që nuk po bën ndarje!
Punë të mbarë çiftit të ri.
Nepotizëm Totaj!”, thuhet në reagimin e Krasniqit./04 Online

https://www.facebook.com/besnik.krasniqi.543908/posts/pfbid022JY2iApHXsvBMe4vYThXzWbhVrjL8CDgf82WuPYNZf9zebGiHzzDrMG2dNNQsm2rl

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here