Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi ka hedhur kritika në adresë të drejtorit të Shërbimeve Publike në këtë qytet, Çelë Lamaj.
Kritikat e Krasniqit kanë të bëjnë me mirëmbrajtjen e varrezave.
“Nga taksat tona 455.740.00€ paguhet mirëmbajtja e varrezave, qytet-fshat.
Drejtor Çelë Lamaj lëri sfilatat nëpër Gjermani me dosta!
Kontratat me operator ekonomik edhe me ndërmarrje publike qofshin kanë të njejtën peshë juridike.
Mbi 4 milion euro nga taksat tona janë duke u keqpërdorur në mënyrën më të keqe të mundshme.
Drejtor para se të i nënshkruash faturat e operatorëve ekonomik, qofshin publik apo privat ju këshilloj të dilni në terren, të bëni kontrolle së pari a është duke u implementuar plani dinamik, kontrolloni a janë duke u kryer punët, sepse pagesa e faturave për punët e moskryera është veper penale.
Pamje pa koment në varrezat e qytetit tonë!”, thuhet në reagimin e Krasniqit./04 Online