Krasniqi: Do t’i subvencionojmë mjekët e rinj gjatë stazhit profesional

0
68

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka paralajmëruar një nismë të re për mbështetjen e mjekëve të rinj në këtë komunë, shkruan 04 Online.

Krasniqi theksoi se do t’i japin fund pritjes dhe pasigurisë për mjekët e sapodiplomuar, duke ofruar subvencione komunale gjatë periudhës së stazhit profesional, deri në momentin që ata të integrohen në sistemin shëndetësor publik ose privat.

“Ne do t’i japim fund pritjes dhe pasigurisë për mjekët e rinj. Çdo mjek i ri do të subvencionohet nga komuna gjatë stazhit profesional, derisa të integrohet në sistemin shëndetësor publik apo privat. Sepse shëndetësia nuk mund të presë, e as dija e rinisë sonë të mbetet pa u vlerësuar.” deklaroi Krasniqi.

Kjo iniciativë, sipas tij, synon të forcojë sistemin shëndetësor lokal dhe të nxisë të rinjtë që të qëndrojnë dhe kontribuojnë në Prizren.

https://www.facebook.com/reel/3254416588041770

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here