Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Krasniqi, ka zhvilluar një vizitë në fabrikën e prodhimit të profileve të metalit për PVC, pronë e Shejh Sinan Shishko, duke vlerësuar këtë biznes si shembull të iniciativës dhe punës së palodhshme të ndërmarrësve prizrenas, shkruan 04 Online.
“Vizituam fabrikën e prodhimit të profileve të metalit për PVC, me pronar z. Shejh Sinan Shishko – një biznes i ri, por me vullnet të madh e plot sfida përpara. Këto janë iniciativat që i japin frymë zhvillimit vendor, që hapin vende pune dhe sjellin dinamikë të re ekonomike në Prizren. Ne do t’i mbështesim prodhuesit tanë me çdo mjet që komuna ka në dorë. Prodhimi është garanci e zhvillimit!” ka deklaruar Krasniqi.
Ai ka theksuar se mbështetja e prodhuesve lokalë do të jetë një ndër shtyllat kryesore të programit të tij qeverisës, duke synuar krijimin e një klime të favorshme për bizneset që prodhojnë dhe kontribuojnë në ekonominë lokale.