Krasniqi: Do t’i mbështesim nënat me 1500 euro për lindjen e parë, 2500 euro për lindjen e dytë dhe 3500 euro për lindjen e tretë

0
155

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Krasniqi, sot zhvilloi një takim me gratë e Prizrenit, ku prezantoi angazhimet e tij për avancimin e rolit të gruas dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet kosovare.

Para të pranishmeve, Krasniqi tha se me qeverinë e udhëhequr nga koalicioni “për Kosovën Fituese”, do të ketë pagë mesatare deri në 10 vjet për nënat e papunësuara me 3 fëmijë e më shumë. Krasniqi, theksoi se do të ketë mbështetje financiare për lindjet (1500€ për lindjen e parë, 2500€ për të dytën, dhe 3500€ për të tretën).

    Postimi i plotë i Krasniqit:

    Këtë paradite pata kënaqësinë të bashkëbisedoja me gratë e Prizrenit, ku prezantova vizionin tim për mbështetjen dhe avancimin e rolit të gruas në shoqëri dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet kosovare.

    – Për nënat e papunësuara me 3 fëmijë e më shumë, do të ketë pagë mesatare deri në 10 vjet;

    – Mbështetje financiare për rritjen dhe mirëqenien e familjes: 1500 euro për lindjen e parë, 2500 euro për lindjen e dytë dhe 3500 euro për lindjen e tretë;

    Zgjatje e pushimit të lehonisë deri në 16 muaj, me subvencionim të pagave deri në 80%;

    Ky është angazhimi im për gratë, për nënat, për fëmijët dhe për çdo individ të kësaj shoqërie që e meriton të jetojë në kushte më të mira dhe më të drejta.

    #PerKosovenFituese#AAK137#BK77

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here