Krasniqi: Do të ofrojmë subvencione dhe lehtësira tatimore për zhvillimin e industrisë vendore

0
40

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Krasniqi, gjatë vizitës në kompaninë “Proton Cable” prezantoi planin e partisë për subvencionimin e ndërmarrjeve me 5-15% për eksporte.

Ai theksoi se prioritet i AAK-së do të jetë subvencionimi i lëndës së parë dhe makinerive, si dhe ulja e tatimit në fitim për të ndihmuar zhvillimin e industrisë vendore.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Gjatë vizitës në “Proton Cable”, një prodhues i kabllove elektrike dhe granullatit, prezantuam pjesë të planit të AAK-së, i cili parasheh subvencionimin e ndërmarrjeve çdo vit prej 5-15 për qind për eksporte, me qëllim të rritjes së kapaciteteve prodhuese, përmirësimit të konkurrueshmërisë dhe inkurajimit të zhvillimit të industrisë vendore.

Subvencionimi i lëndës së parë e makinerive si dhe ulja e tatimit në fitim do të jenë prioritet i AAK-së.

#PerKosovenFituese#AAK137#BK77

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here