Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka vizituar sot fabrikën e mirënjohur të ëmbëlsirave “LIRI”, në pronësi të familjes Kalenderi, shkruan 04 Online
Gjatë vizitës, Krasniqi, i shoqëruar nga Samir Selmani dhe bashkëpunëtorë të tjerë, u prit nga Liridon Kalenderi, të cilin e vlerësoi si një të ri të përkushtuar, inovativ dhe kontribuues në zhvillimin socio-ekonomik të Prizrenit dhe të vendit.
“Fabrika e mirënjohur e ëmbëlsirave “LIRI”, në pronësi të familjes Kalenderi, është një histori e vërtetë suksesi me reputacion tashmë ndërkombëtar dhe rrënjë të forta në Prizren. U zotuam që do të jemi gjithmonë afër heronjve modernë, prodhuesve tanë, duke i mbështetur pa asnjë rezervë.” tha Krasniqi.