Kandidati i AAK-së për kryetar të Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka vizituar kompaninë “Adler Group”, një nga prodhuesit më të mëdhenj të elementeve të aluminit në Kosovë, e cila prej vitit 2004 është eksportuese në mbi 20 shtete të botës, shkruan 04 Online.
Krasniqi u shpreh se me mbi 120 të punësuar, kjo kompani është shembull i suksesit të prodhuesve vendorë, por prej vitesh pret zgjidhjen e problemit të zonës industriale.
“Me ardhjen tonë në pushtet, nuk do të ketë më pritje e vonesa. Brenda 6 mujorit të parë do ta funksionalizojmë zonën industriale – e keni BESËN!!”, tha Krasniqi.