Krasniqi: Bashkimi dhe Liria, krenaria sportive e Prizrenit

0
76

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Xhemshit Krasniqi, ka vazhduar fushatën elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit me një fokus të veçantë te sporti dhe të rinjtë.

Gjatë vizitave në klubin e basketbollit KB Bashkimi dhe klubin e futbollit FC Liria, Krasniqi vlerësoi përkushtimin e sportistëve dhe stafit të këtyre ekipeve. Ai theksoi rëndësinë e sportit si një shtyllë kyçe për zhvillimin shoqëror dhe motivimin e rinisë.

Duke e vendosur sportin dhe rininë në qendër të vizionit të tij politik, Krasniqi premtoi përkrahje të vazhdueshme për klubet sportive dhe projekte që fuqizojnë talentet e reja. Ai gjithashtu bëri thirrje për mbështetje masive në zgjedhjet e ardhshme, duke premtuar një angazhim të sinqertë dhe të vazhdueshëm për komunitetin.

Krasniqi, që mban numrin 87 në listën zgjedhore të PDK-së, vazhdon të gëzojë përkrahjen e qytetarëve si një zë i fuqishëm për zhvillimin dhe përparimin e Prizrenit dhe të Kosovës.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Sot pata kënaqësinë bashkë me kanditatet per deputet të vizitojm klubin e basketbollit KB Bashkimi dhe të takojm disa nga sportistët e talentuar të ekipit. Po ashtu, vizituam edhe FC Lirinë, një ekip me histori dhe pasion të jashtëzakonshëm për futbollin. Ishte një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër përkushtimin dhe energjinë e sportistëve tanë. Angazhimi i këtyre të rinjve është një shembull frymëzues për të gjithë komunitetin tonë. Sporti na bashkon dhe na motivon për të arritur më shumë si shoqëri!

#Mamirë

#BedriHamza1

#XhemshitKrasniqi87

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here