Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Xhemshit Krasniqi, ka takuar banorët e lagjes Jeta e Re dhe të fshatit Mushnikovë, ku është diskutuar për vizionin e PDK-së dhe angazhimin për një qeverisje që garanton siguri, perspektivë dhe mirëqenie për qytetarët.
Gjatë takimeve, Krasniqi theksoi rëndësinë e mbështetjes për PDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke theksuar se besimi i qytetarëve në këto lokalitete do të jetë një forcë e pakontestueshme për fitoren e partisë.
Postimi i plotë:
Me banorët e Jetës re dhe fshatit Mushnikovë, u dakorduam se vizioni i PDK-së ofron siguri, perspektivë dhe mirëqenie.
Me 9 shkurt, qeverisja për qytetarët do ta merrë besimin edhe të këtyre lokaliteteve si fuqi e pakontestueshme për PDK-në.