Krasniqi: Arsimi dhe kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së do të jenë prioritet i qeverisë të udhëhequr nga PDK-ja

0
34

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhemshit Krasniqi ka vazhduar me aktivitetet elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit ku ka takuar disa mësimdhënës në komunën e Prizrenit.

Krasniqi para të pranishmëve ka thënë se sektori i arsimit do të mbështetet nga qeveria e ardhshme me në krye Bedri Hamzën kryeministër.

“Mësimëdhënësit kanë një rol të jashtëzakonshëm dhe të shumëanshëm në procesin e arsimit dhe edukimit, duke qenë figura kyçe në zhvillimin intelektual dhe mësim nxënies.

Kjo kategori nga PDK në çfarëdo niveli të qeverisjes, është trajtuar duke pasur synim ngritjen e dinjitetit dhe mirëqenies së tyre.

Pa dyshim këtë mbështetje do ta kenë edhe me Kryeministrin e ardhshëm Bedri Hamza.

#Mamirë

#XhemshitKrasniqi87“, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka vazhduar takimet edhe me disa bashkëluftëtarë dhe veteranë të UÇK-së dhe ish të burgosur politik në komunën e Podujevës.

“Sot, pata nderin dhe kënaqësinë të takoj disa bashkëluftëtar e Veteranë të UÇK-së dhe ish të burgosur politik në Podujevë.

Çdo moment i kaluar me ta është një Vlerë e shtuar dhe një dëshmi e krenarisë për sakrificat tona.

Respekt dhe mirënjohje pa kufij për heronjtë tanë të lirisë!

#Memirë

#BedriHamza1

#XhemshitKrasniqi87“, ka thënë Krasniqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here