Kandidati për deputet nga PDK-ja, Xhemshit Krasniqi, vizitoi familjet e heronjve të Kosovës, Remzi Ademaj dhe Ismajl Kryeziu.
Ai shprehu mirënjohjen për sakrificat e tyre dhe vuri theksin te përkushtimi për të mbajtur amanetin e tyre si një mision të shenjtë. “Lavdi heronjve!”, përfundoi Krasniqi.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Në dy familjet e heronjve të Kosovës, Komandantit Remzi Ademaj dhe Ismajl Kryeziut çdo herë e gjen frymëzimin dhe e kupton rrugën e saktificave që kemi kaluar për ta fituar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. I nderuar nga mikëpritja që mu bë por edhe besimplotë se amanetin e shokëve të mi të rënë për një Kosovë ma të mirë do të vazhojmë ta mbajmë çdo herë si një mision të shenjtë. Lavdi heronjve!