Krasniqi alarmon pas takimit me Lajçakun e Escobarin: Asnjëherë s’kam parë shqetësime të këtij niveli

0
318

Pas takimit me emisarët e BE-së dhe SHBA-së, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është deklaruar për media, duke thënë që asnjëherë nuk i ka parë më të shqetësuar partnerët e Kosovës.

Sipas tij përgjegjësia bie te Qeveria, por edhe te presidentja, të cilët janë zgjedhur për t’i zgjedhur problemet, e jo siç thotë ai, për t’i krijuar.

“S’ka pasë kërkesa përtej një informimi më të detajshëm  për situatën që është zhvilluar, për diskutimet e deritashme, për qëndrimet që vërtet asnjëherë s’kam parë shqetësime të këtij niveli, të kësaj natyre nga ana e partnerëve më të rëndësishëm të Kosovës. Ndjenjë aspak e mirë dhe e lehta që të dëgjosh SHBA-në dhe përfaqësuesin e BE-së duke shprehur zhgënjim kaq të thellë, e cila e ka obligim t’i forcojë raportet tona, jo t’i dëmtojë ato”.

“Zgjidhja është Qeveria, përgjegjësitë janë te Qeveria, te presidentja. Populli i ka zgjedhë këta njerëz për t’i zgjidhur problemet, jo për t’i krijuar. Ne kemi vetëm kriza për këto dy vjet të shkaktuara nga kryeministri i Kosovës, të mbështetura nga presidentja. Është e paarsyeshme që presidentja të vazhdojë të heshtë. Ajo ka përgjegjësi dhe mes tjerash është edhe komandante supreme e Ushtrisë së Kosovës dhe përjashtimi i saj nga stërvitja Defender Europe nuk mund të merret me këtë qasje injoruese. Ajo duhet të flasë edhe për shuarjen e ëndrrës së 1000 ushtarëve tanë. Kërkesat janë publike ne i dimë”.

Krasniqi u pyet edhe për mbajtjen e zgjedhjeve që po propozohet nga ndërmjetësit.

“PDK ka luajtur një rol të rëndësishëm gjatë këtyre ditëve, sidomos pas të premtes ku Qeveria pa koordinim, në mënyrë të fshehur ka ndërmarrë veprime që e kanë sjellë këtë situatë, por ne do të jemi në konsultim ditor brenda nesh dhe me kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut për të parë se cilat janë veprimet e duhura për të shkuar përpara”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here