Krasniqi: AAK-ja do të angazhohet për të drejtat dhe pozitën e veteranëve të UÇK-së

0
38

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Krasniqi, së bashku me kolegë të tjerë të koalicionit, vizitoi Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren.

Ai shprehu mbështetjen e palëkundur të AAK-së për të drejtat e ish-ushtarëve dhe përmirësimin e pozitës së tyre në shoqëri.

Krasniqi theksoi se luftëtarët e lirisë janë shtylla e historisë dhe prioritet i pandashëm i partisë. Ai gjithashtu uroi kryetarin dhe kryesinë e re të organizatës për suksese në përfaqësimin e veteranëve.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Së bashku me kandidatët e AAK-së për deputetë vizituam Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prizren, për të ofruar mbështetjen dhe angazhimin tonë të palëkundur për të drejtat e tyre dhe përmirësimin e pozitës së ish-ushtarëve në shoqëri. Luftëtarët e lirisë janë shtylla e historisë sonë dhe do të jenë gjithmonë prioritet i AAK-së.

Kryetarit dhe kryesisë, të zgjedhur së fundmi, u urojmë suksese në detyrën për t`i përfaqësuar luftëtarët e UÇK-së që dhanë shumë për çlirimin e vendit.

#PerKosovenFituese#AAK137#BK77

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here