Në parlamentin e Serbisë, herë përfaqësohemi me një deputet, e herë me asnjë deputet, vetëm me vende të rezervuara për Parlament të Serbisë, bazuar edhe në akte e konventa ndërkombëtare, është zgjidhje e drejt, do të jemi një zë i unifikues në këtë Parlament nacional, duke u përfaqësuar në legjislativ dhe ekzekutiv.
E vetmja mundësi parlamentare e përfaqësimit, kështu edhe do shtrohet, debatohet e diskutohet edhe për përfaqësimin proporcional në gjithë instancat e institucioneve lokale dhe qendrore, investim në infrastrukturë, do të ngritet çështja e pasivizimit, zhvendosja dhe dëbimi, diskriminimi i pareshtur.
Është Rajoni më i prapambetur dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën.
Ne, shqiptarët në këtë Krahinë, kemi mbajtur edhe Referendumin e datës 1 e 2 marsit 1992, kemi organizuar luftën përmesë Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,(UÇPMB) ishte një kryengritje e armatosur kundër pushtetit diskriminues të Serbisë dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit, nën prezencën, monitorimin dhe garancit e faktorit politik dhe ushtarak të botës.
Gjithë legjislaturat e ndryshme tē Parlamentit të Serbisë, që nga përfundimi i luftës së UÇPMB-ës, përfaqësohemi herë me një deputet, apo herë mbetemi, pa asnjë përfaqësues në Parlament.
Është domosdoshmëri e kohës të rezervohen (6) gjashtë ulëse në parlament dhe (4) katēr vende do ti fitojm me vota të drejtëpërdrejta,dhe
Si të bën përjashtim Serbia, që shqiptarët herë përfaqësohen me një Deputet, herë me asnjë deputet nuk ka përfaqësim të shqiptarëvë në Parlament të Serbisë.
Edhe në Kushtetutën e Serbisë të zënë vend të drejtat individuale dhe kolektive për shqiptarët e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.
Edhe BE-ja, do të duhej të përfill standardet e njëjta që vazhdimisht kërkon në përfaqësim të pakicës Serbe, kudo që jan në këtë pjesë të Ballkanit, prandaj edhe për Krahinën shqiptare në Serbi, i takon të përfaqësohet me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë?
Shkruan: Refik HASANI
* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online