KQZ shqyrton sot buxhetin për zgjedhjet e 28 dhjetorit

0
50

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot, të hënën 24 nëntor 2025, në ora 14:00, mbledhjen e radhës, e cila hapet me një pikë kyçe:

Shqyrtimi dhe miratimi i planit të buxhetit për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Përveç buxhetit, KQZ do të trajtojë edhe çështje të tjera thelbësore për organizimin e procesit zgjedhor, përfshirë:

Shqyrtimin dhe miratimin e planit kohor të aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare;

Shqyrtimin dhe miratimin e formulës për përbërjen e Komisioneve Komunale Zgjedhore, të cilat do ta administrojnë procesin në nivel lokal.

Në rend dite janë edhe disa pika të tjera procedurale që lidhen me përgatitjet teknike dhe administrative për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here