Zgjedhjet e parakohshme nacionale janë përcaktuar të mbahen më 28 dhjetor.
Mirëpo zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se në natën e ndërrimit të mot-moteve apo më 31 janar, nuk do të ketë numërim të fletëvotimeve
Elezi bëri të ditur se edhe pse numërimi i fletëvotimeve do të ndërpritet në natën e Vitit të Ri, kutitë e votimit do të ruhen vazhdimisht nga Policia e Kosovës.
“Në natën e fundvitit apo ndërrimit të mot-moteve nuk do të ketë numërim të fletëvotimeve. Orarin se si do të organizohet do ta diskutojmë kur të jemi më afër datës së zgjedhjeve”.
“Materialet zgjedhore, kutitë e votimit, të gjitha këto ruhen në Qendrat Komunale të Numërimit non-stop nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës”, ka deklaruar Elezi.














































