KQZ miratoi 19 qendra votimi për zgjedhjet në veri

0
261

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka miratuar 19 qendra të votimit për zgjedhjet në katër komunat veriore më 23 prill, ku 13 prej tyre pritet të jenë qendra alternative.

Kryesuesi i Këshillit për Operacione Zgjedhore, Arianit Elashani tha se ky vendim ka dal pas vlerësimeve të organeve të sigurisë dhe Komisioneve komunale Zgjedhore për zgjedhjet në katër komunat veriore.

Ai tha se qendrat alternative të votimit do të jenë kontejnerë.

Propozimin në mbledhje e ka paraqitur anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Arianit Elshani, i cili është miratuar me 8 vota për dhe një abstenim.

“Nga 44 qendra të votimit qe zakonisht që është zhvilluar në zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 e tutje, 8 prej tyre kanë konfirmuar se do t’i hapin ato. Sidoqoftë duke u bazuar në këtë rast edhe në vlerësimin e KKZ-së, edhe të organeve të sigurisë, është konstatuar se vetëm 6 ne lokacione te zakonshme dhe 13 qendra të votimit do të jenë qendra alternative apo në kontejnerë”, ka theksuar Elshani.

Në këtë mbledhje gjithashtu është vendosur që numri i vendvotimeve të ulet nga 69 sa kanë qenë në 34, ndërkohë që është vendosur që numri i votuesve për një vendvotim të rritet nga 750 në 2 mijë votues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here