KQZ-ja nuk e akrediton Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit

0
32

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk e kanë akredituar Listën Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e shkurtit, mëson Tëvë1.

Edhe pse zyra për regjistrimin dhe akreditimin e subjekteve politike rekomandoi që Lista Serbe të akreditohet për zgjedhjet e përgjithshëm, ishin dy vota kundër, dy për dhe shtatë abstenime.

Teve1 mëson se shkak i mos certifikimit të Listës Serbe është kryetari i saj Zlatan Elek, i cili vazhdimisht ka bërë thirrje nacionaliste serbe.

Ndërkohë, dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi ishin ata që kanë shprehur kundërshtimin për certifikimin e këtij subjekti politik.

“Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës Serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’. Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’”, tha Kurteshi.

Ndërkaq, Krasniqi kërkoi veprime nga Prokuroria e Shtetit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here