KQZ-ja miraton fletëvotimin, nesër fillon votimi jashtë Kosovës

0
44

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës, me ç’rast do të miratojë fletën e votimit për zgjedhjet e 6 shkurtit.

Në një konfirmim, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi se një ditë para zgjedhjeve do të miratohet dizajni i fletës së votimit, për t’u bërë shtypur më pas për të nesërmen.

“Mund t’iu konfirmoj se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, KQZ-ja do të shqyrtojë dhe miratojë dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025”, tha ai.

Ndërkaq, nesër pritet të fillojë votimi për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës.

“Pasi KQZ-ja të miratojë fletëvotimin e zgjedhjeve, më 9 janar do të fillojë procesi i votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës. Gjithashtu, miratimi i fletëvotimit mund t’iu shërbejë edhe subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore”, shtoi Elezi.

Fushata zgjedhore zyrtarisht fillon më 11 janar dhe do të zgjasë deri më 7 shkurt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here