Një lajm i mirë vjen sot për sportin e Kosovës.
Komiteti Paralimpik i Kosovës, është pranuar në Komitetin Paralimpik Ndërkombëtar.
“Lajm i mrekullueshëm! Komiteti Paralimpik i Kosovës është pranuar anëtar i Komitetit Paralimpik Ndërkombëtar. Presim një pjesëmarrje premtuese të Kosovës në Lojërat e ardhshme ‘Paris2024’, lojërat e para Olimpike dhe Paralimpike! Ambasada e Francës vazhdon të mbështesë Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe sportistët kosovarë ‘Paris2024’”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës në Kosovë.