Kosovarët për një vit shpenzuan mbi 4 milionë euro për vizat Shengen

0
146

Mbi katër milionë euro kanë shpenzuar kosovarët vitin e kaluar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen. Statistikat e Shengenit tregojnë se 121,97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022.

Liberalizimi i vizave në vitin 2024, jo vetëm që do t’i hapë kosovarët ndaj botës, por edhe do t’u kursejë shumë para, pasi që nuk do të shpenzohen shuma parash për tarifat e vizave, të cilat kushtojnë rreth 35 euro vetëm për aplikim.

Shpenzimet janë edhe më të larta pasi në qendrat e aplikimit për viza qytetarët paguajnë edhe më  shumë për shërbimet e tjera përfshira gjatë procesit të aplikimit, që ndonjëherë kjo shumë në total mund të sillet prej 150 deri në 200 euro, raporton SchengenVisaInfo.com.

Statistikat e Shengenit tregojnë se 121,97 aplikime për viza janë paraqitur nga shtetasit e Kosovës në vitin 2022, që tregon se 4.2 milionë euro janë shpenzuar për tarifat e vizave në shtetet e zonës Shengen. 13, 674 aplikacione janë refuzuar  vitin e kaluar, që kushtuan mbi 478 mijë euro.

Gjatë vitit 2022 aplikimet për viza që  u dorëzuan nga shtetas kosovarë  shënuan  një nivel rekord, dhe këto shifra  mund të rriten  edhe më shumë pasi që  gjithnjë e më shumë kosovarë po aplikojnë për viza për  të udhëtuar drejt zonës së  Shengenit.

Në  nëntë vitet e fundit kosovarët kanë shpenzuar përafërsisht 22.3 milionë euro për aplikime për viza, ku shpenzimet më të larta janë regjistruar në periudhën pas dhe para pandemisë, konkretisht gjatë vitit 2022 dhe 2019, përkatësisht me 108,774 aplikime për viza të paraqitura në vitin 2019.

Rritja e numrit të kërkesave për viza të paraqitura  në kohërat e pandemisë ishte  24,566 mijë (2020) përkatësisht  44,666 mijë (2021) aplikime të paraqitura.

Për më tepër, numri mesatar i aplikacioneve të paraqitura nga viti 2014 deri në vitin 2022 është 71,860, që arrin deri në 2.5 milionë euro. Megjithatë, shpenzimet do të konsideroheshin edhe më të larta në kohërat para pandemisë gjatë të cilave, pavarësisht faktit se u depozituan më pak aplikime, shkalla e refuzimit ishte dukshëm më e lartë se pas vitit 2020.

Më konkretisht, shkalla e refuzimit në vitin 2014 ishte 24 për qind, me 17,831 kërkesa për viza të refuzuara. Në  vitin 2015, shkalla e refuzimit ishte 19.6 për qind, ndërsa ato ranë pak në periudhën pas pandemisë pasi vetëm 11.2 për qind e aplikimeve u refuzuan.

Vitin e kaluar, 102.017 aplikime për viza kanë rezultuar të suksesshme, duke ju mundësuar aplikantëve kosovarë të vizitojnë zonën Shengen, ndërsa numri i përgjithshëm i  vizave  me shumë hyrje që u lëshuan gjatë vitit të kaluar ishte  4.360.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here